TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zyrtarët rusë shprehen se presin raundin e tretë të bisedimeve me Ukrainën për vendosjen e një armëpushimi të mundshëm.
Sipas BBC, pala ruse pret që bisedimet të zhvillohen ditën e nesërme (3 mars) në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë.
Kryenegociatori i Moskës, Vladimir Medinsky, tha për mediat ruse se delegacioni ukrainas është larguar nga kryeqyteti i Kievit dhe se trupat ruse po ofrojnë një korridor sigurie për delegatët.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha më herët gjatë ditës së sotme se Moska mbetet e përkushtuar ndaj “çmilitarizimit” të Ukrainës.
Por ai tha se regjimi i Vladimir Putin njeh të drejtën e popullit ukrainas për të zgjedhur liderin e vet dhe se Rusia e pranon Volodymyr Zelensky si president legjitim.