AKTUALITET, 2 Mars 2022, 18:48

“Situata shumë e rrezikshme”/ Kryebashkiaku i Kharkiv: Kemi shumë viktima! Qyteti nuk do i gjunjëzohet sulmit rus

“Situata shumë e rrezikshme”/ Kryebashkiaku i Kharkiv: Kemi

Kryebashkiaku i Kharkivit në Ukrainë, Igor Terekhov thotë se qyteti nuk do i dorëzohet pushtimit të Rusisë.

Në një intervistë për BBC, ai deklaron se aktualisht po zhvillohen luftime të ashpra në të gjitha pjesët e qytetit dhe se situata është shumë e rrezikshme.

Sipas tij, ushtria ruse po lëshon raketa dhe bombardime qëllimisht në zonat dhe godinat civile duke shkaktuar viktima të shumta.

“Ata ka lëshuar drejt Kharkivit të gjithë forcat dhe sulmet që mund të imagjinojmë. Një numër i madh tankesh po i afrohen qytetit” – thotë Tekhov.

Ai shton se sulmi rus “nuk ndalet kurrë” dhe thotë se trupat ukrainase janë të angazhuara në beteja me ato që ai i quan “grupe diversante”.