TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya, ka krahasuar liderin rus Vladimir Putin me Hitlerin. Duke folur në OKB, ai tha se pushtimi rus i Ukrainës ka për qëllim “të privojë Ukrainën nga e drejta për të ekzistuar”.
“Më shumë se 80 vjet më parë, një tjetër diktator u përpoq të zgjidhte përfundimisht çështjen e një populli tjetër. Ai dështoi kur bota u përgjigj në një mënyrë të vendosur dhe të bashkuar”, u shpreh ambasadori.
Sergiy Kyslytsya u bëri thirrje vendeve anëtare që të ngrihen për të ndaluar Rusinë.
“Brezi ynë është brezi që paraardhësit tanë menduan të shpëtonte nga plaga e luftës. Kjo është arsyeja pse paraardhësit tanë krijuan Kombet e Bashkuara. E megjithatë sot, na takon ne të shpëtojmë brezat e ardhshëm”, u shpreh ai.