AKTUALITET, 2 Mars 2022, 18:34

Presidenti Meta pritet në takim me homologun e Maltës! Nga marrëdhëniet mes dy vendeve, tek situate në Ukrainë, ja çfarë u diskutua

Presidenti Meta pritet në takim me homologun e Maltës! Nga

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me homologun e tij në Maltë, George Vella këtë të mërkurë.

Kreu i Shtetit shqiptar u prit në një ceremoni zyrtare. Gjatë takimit, Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe nënvizoi vullnetin për forcimin e mëtejshëm të tyre, në dobi të rritjes së shkëmbimeve në fushat me interes të ndërsjellë.

Kreu i Shtetit shqiptar pasi vlerësoi kontributin e komunitetit maltez në vendin tonë në fushën sociale dhe arsimit, theksoi rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje dypalëshe për punësimin sezonal.

Presidenti Meta i shprehu homologut Vella mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Malta i jep Shqipërisë në procesin e saj të integrimit në Bashkimin Europian.

Të dy Presidentët ranë dakord që të nxitin më tej, të inkurajojnë dhe të shfrytëzojnë mundësitë për bashkëpunimin në sektorë të rëndësishëm si financat, turizmi, energjia, infrastruktura, teknologjia e informacionit, arsimi dhe transporti detar.

Gjatë takimit, të dy Presidentët diskutuan dhe ndanë shqetësimin mbi situatën aktuale kritike në Ukrainë, pas pushtimit të pajustifikueshëm dhe të paprovokuar të Rusisë.