AKTUALITET, 2 Mars 2022, 18:06

Edi Rama: "Ballkani i Hapur", më i rëndësishëm seç ishte dje! Hap shumë i rëndësishëm përpara

Edi Rama: "Ballkani i Hapur", më i rëndësishëm
Kryeministri Edi Rama

Agresioni rus në Ukrainë dhe fakti që Serbia fillimisht nuk e ka dënuar atë, ka krijuar përshtypjen se projekti rajonal për Ballkanin e Hapur mund të jetë tashmë një ide e vdekur.

Por, kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë një takimi në Lushnje, se Ballkani i Hapur është "një hap shumë i rëndësishëm përpara" dhe se sot në kushtet e kësaj që po ndodh, pra luftës në Ukrainë, "është edhe më i rëndësishëm seç ishte dje". 

"Ballkani i Hapur nuk ka lidhje me këtë. Nuk është ndryshim linjash themelore të politikës sonë të jashtme, në aspektin e aleancave, partneriteteve, etj. 

Është hap shumë i rëndësishëm përpara.

Sot në kushtet e kësaj që po ndodh, është edhe më i rëndësishëm seç ishte dje, në këndvështrimin tim.

Koha do ta tregojë këtë gjë", tha Rama. 

Deri tani vetëm tre vende kanë treguar gatishmëri dhe entuziasëm për "Ballkanin e Hapur", Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.