BOTA, 24 Prill 2022, 22:04

"Nuk jam më kandidat, por President i të gjithëve"/ Macron mban i emocionuar fjalimin e fitores (foto)

"Nuk jam më kandidat, por President i të gjithëve"/
Macron mban fjalimin e fitorse - Paris, Francë

"Nga sot e tutje unë nuk jam kandidati i njërit kamp, por jam presidenti i të gjtihëve", kështu e nisi fjalimin e tij të fitores, Emanuel Macron, i cili është konfirmuar për mandatin e dytë si President i Francës. 

Macron mundi kandidaten e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, në raundin e dytë të zgjedhjeve. 

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Macron parakaloi me një ecje të gjatë drejt podiumit, ndërkohë që u takua dhe përshëndet me mbështetës dhe bashkëpunëtorë të tij. 

Gjatë fjalimit, Macron iu drejtua votuesve të Le Pen, duke thënë se është përgjegjësi e tij për të adresuar edhe shqetësimet e tyre. 

Presidenti deklaroi se po mendon edhe për të gjithë ata që abstenuan dhe refuzuan të zgjedhin, duke u zotuar të bashkojë vendin, të cilin e clësoi, "të ndarë". 

"Unë do të punoj për një shoqëri më të drejtë dhe për barazi mes grave dhe burrave. Ne duhet të tregojmë respekt, sepse vendi ynë është kaq i ndarë, askush nuk duhet të lihet mënjanë", deklaroi ai. 

Macron adresoi edhe luftën në Ukrainë. 

"Lufta në Ukrainë tregon se ne po jetojmë në kohëra tragjike", deklaroi ai. 

"Nuk jam më kandidat, por President i të gjithëve"/

"Nuk jam më kandidat, por President i të gjithëve"/

"Nuk jam më kandidat, por President i të gjithëve"/

"Nuk jam më kandidat, por President i të gjithëve"/