TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një prej negociatorëve ukrainas në bisedimet me Rusinë ka deklaruar se vendi i tij nuk do të bëjë asnjë kompromis për integritetin territorial. Ai ka folur edhe për çështjen e anëtarësimit të Ukrainës në të ardhmen në NATO, por që është kundërshtuar vazhdimisht nga presidenti Vladimir Putin, i cili e ka cilësuar këtë lëvizje si agresion të NATO-s ndaj Rusisë.
“Përgjigja që po marrim nga vendet e NATO-s është se ata nuk janë të gatshëm as ta diskutojnë anëtarësimin tonë në NATO, të paktën jo për pesë apo 10 vitet e ardhshme”, tha negociatori David Arakhamia në intervistën e tij dhënë për Fox Neës.
“Ne jemi të gatshëm të diskutojmë disa modele jashtë NATO-s. Për shembull, mund të ketë garanci direkte nga vende të ndryshme si SHBA, Kina, Britania e Madhe, ndoshta Gjermania dhe Franca. Ne jemi të hapur për të diskutuar gjëra të tilla në një rreth më të gjerë, jo vetëm në diskutimet dypalëshe me Rusinë, por edhe me partnerë të tjerë”, theksoi David Arakhamia.
Delegacionet nga Ukraina dhe Rusia kanë pasur dy raunde bisedimesh që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Të enjten, palët ranë dakord të hapin korridoret humanitare për të lejuar civilët të dalin nga disa zona luftarake, megjithëse ka pasur vonesa në zbatimin e tyre.
Raundi tjetër i bisedimeve pritet të hënën, sipas palës ukrainase.