AKTUALITET, 6 Prill 2022, 12:15

Yuri Kim vijon takimet në Kuvend, sot kokë më kokë me Taulant Ballën

Yuri Kim vijon takimet në Kuvend, sot kokë më kokë me

Ambasadorja Yuri Kim vijon takimet në Kuvend. Ditën e sotme ajo po zhvillon një takim kokë më kokë me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Ka qenë vetë Balla që ka pritur në hyrje të Kryesisë së Kuvendit diplomaten e SHBA-ve.

Ky është takimi i radhës që ambasadorja zhvillon në Kuvend, pasi dje u takua me Enkelejd Alibeajn, të cilin e njohu si drejtues të komanduar të Partisë Demokratike.

Ndërkohë, dy ditë më parë ajo zhvilloi një takim me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.