AKTUALITET, 9 Mars 2026, 23:28

Lufta/ Gjinishi: Ekonomia globale e ndërlidhur, edhe SHBA humbet. Jazexhi: Irani po shkatërron ekonomitë e Gjirit Persik

Lufta/ Gjinishi: Ekonomia globale e ndërlidhur, edhe SHBA humbet. Jazexhi:

Pedagogu Ermir Gjinishi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke komentuar pasojat ekonomike prej luftës në Iran, u shpreh se edhe pse është bllokuar një pjesë e gazit botëror, nuk ka goditje të ekonomisë botërore ende. Ndërsa pedagogu Olsi Jazexhi u shpreh se Irani tregoi se ka fuqi të gjunjëzojë ekonominë botërore.

Biseda

Ermir Gjinishi: Është bllokuar 20% e gazit botëror. Nuk është se është goditur ekonomia botërore. Nuk ka patur mungesë deri tani, lëvizin gjithmonë çmimet kur ka konflikt. Lëvizin edhe te Venezuela që nuk pati konflikt, vetëm u mor Maduro. Nuk besoj se Trump mund të arrijë këtë histori pasi të gjithë humbin. Edhe SHBA humbet, ekonomia globale është shumë e lidhur. Madje në Teksas që ditën e dytë të luftës ndryshoi çmimi i naftës. Mendoj se ka një goditje si çdo krizë tjetër, në aspektin ekonomik. Vendet e gadishullit nuk janë shkatërruar. Ka patur rafineri që janë shkatërruar plotësisht. Nëse Irani do të godiste objekte civile, ekonomike, apo infrastrukturën, atëherë do të hapej armiqësi.

Olsi Jazexhi: Irani po tregon se ka fuqi të gjunjëzojë ekonominë botërore. Ka treguar se po përballet me fuqi nukleare. E ka çuar fuçinë e naftës 105 dollarë. Irani tregoi dy fuqive nukleare se nuk e mundin dot. Po shkatërron ekonomitë e Gjirit Persik. Irani regjimin gjenocidal dhe vrasës të Izrael, i ka detyruar kolonët të kalojnë natën nëpër bodrume dhe bunkerë.