TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ermir Gjinishi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për zgjedhjen e liderit të ri të Iranit, Mojtaba Khamenei, djali i ish liderit Ayatollah Ali Khamenei.
Gjinishi tha se lideri i ri përfaqëson konsevatorizmin ekstrem dhe se ka pikëpyetje për aftësitë e tij.
"Lajmi kryesor është zgjedhje a liderit të tretë të Revolucionit Islamik, është çuditërisht djali i paraardhësit, Mujtaba Khamenei. Ka një diskutim, patjetër që zgjedhja e liderit të ri ka krijuar një lloj unifikimi brenda popullit, rrugët e Teheranit janë të mbushura me njerëz në mbështetje të liderit të ri, por nga ana tjetër, lideri ka hapur debat shumë të madh në disa pika kryesore. E para, u zgjodh në moment lufte. Asambleja prej 88 persona, votoi me 54 vota. Ka patur 6 kandidatura të rëndësishme, që u rrëzuan. Pikë tjetër, diskutimi mos po krijohet dinasti Khamenei. Është rasti i parë kur një trashëgimtar vjen në fron.
Ky është njeri që nuk ka patur kurrë funksion zyrtar, ka pikëpyetje për aftësitë e tij. E fundit, edhe brenda Iranit edhe jashtë, ngrihet pikëpyetje mbi ndërhyrjen e Gardës Revolucionare mbi zgjedhjen e Mojtaba Khamenei. Ky ka qenë njeriu në hije, ka marrë pjesë në luftën e Iranit me Irakun. Ai unifikoi faktorin e brendshëm, por i përket konservatorizmit ekstrem.
Lufta ka prodhuar krizë shumë të madhe jo vetëm midis Iranit dhe Izraelit. Irani vijon të godasë, është pikëpyetje e madhe, kush është arsyeja pse goditen këto baza ushtarake, ku e gjeti potencialin Irani?
Arsyeja goditëse e Iranit përcaktohet në dy element, goditja e radarëve përreth dhe angazhimi i Kinës dhe Rusisë në mënyrë indirekte. Është provuar se si shërbimi rus jep koordinata të saktë të bazave amerikane në gadishull dhe brenda Izraelit. Izraeli ka interes ta hapë konfliktin. Mosadi ka goditur, po mundohet të fusë në luftë vendet e gadishullit, pasi në Katar dhe Arabi Saudite ka patur arrestime të njerëzve të Mossad që planifikonin sulme, për të nxitur reagime kundërshtuese të tyre.
SHBA dhe Izraeli dështoi në ndikimin e vendosjes së nje lideri të ri. Lideri erdhi dhe pritet të jetë shumë më konservator se i ati. Kur u zgjodh ai pati breshëri sulmesh në Izrael. Deri tani nuk ka tregues se konflikti po mbyllet. Trump deklaroi do të shohim se ç’do të ndodhë me liderin e ri", tha Gjinishi.