TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pedagogu Olsi Jazexhi, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke komentuar luftën mes Iranit, SHBA-ve dhe Izraelit, u shpreh se tashmë ajo është luftë ekonomike. Jazexhi u shpreh se Garda Revolucionare e ka fituar luftën e vet duke zgjedhur djalin e Khameneit si pasues të të atit, i cili e kishte penguar deri tani Gardën Revolucionare që të kishte armë bërthamore.
Pjesë nga biseda
Olsi Jazexhi: Lufta që Irani po bën kundër Amerikës, pas vrasjes së liderit suprem, është luftë ekonomike. Po shohim që Izreali po bombardon qytetet, spitalet, shkollat, por goditja që po i bën Irani perandorisë amerikano-izrealite është ajo ekonomike.
Baton Haxhiu: Irani po ukrainizohet. Beteja e vërtetë është mes Rusisë e Kinës dhe Amerikës dhe Iranit. Te Irani ka diçka që për mua është interesante. Garda Revolucionare e fitoi betejën e vet, e bëri betejën e vet, me zgjidhjen e liderit të ri. Ata liderë që do t’i nënshtroheshin një Amerike, më ai moment nuk ekziston. Kjo e ka nervozuar strategjinë me Iranin. Nëse zgjat lufta zgjatet se Garda Revolucionare e fundit do të kërkojë amnistinë dhe ata do të bisedojnë me Amerikën dhe nuk janë pak.
Olsi Jazexhi: Lufta në Iran është si ajo në Ukrainë. Irani përveçse është aleat i Rusisë dhe Kinës është republikë teokratike dhe në në këtë përplasje me Perëndimin po fiton. Në kohën e Obamës kur u bë marrëveshje ishte në pushtet reformatori Hassan Rouhani, por Trumpi e prishi. Khamenei e ndaloi Gardën Revolucionare që të bënte bombën atomike. Garda Revolucionare shpreson që tashmë me djalin e Khameneit, të cilit iu vranë babai dhe familjarë të tjerë, të bëjnë bombën atomike, si Koreja e Veriut. Siç thotë Netanjahu në një libër në 1995 vendet e rajonit nuk duhet të kenë armë atomike. Ndërsa ai me 10 milionë banorë ka armë bërthamore dhe vret e sulmon kë të dojë.