TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Ermir Gjinishi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për skenarët e mundshëm në luftën që po zhvillohet mes Iranit, Izraelit dhe SHBA-ve.
Gjinishi tha se të gjithë skenarët janë të hapur, që nga marrëveshja e lidershipit të ri të Iranit me SHBA-të, deri te mundësia që Irani të krijojë bombën bërthamore.
"Raketat po lëshohen tani nga thellësitë e maleve të Iranit, veshtirë të kapen nga radarët. Të shtunën dhe të dielën, janë futur prodhimet e reja të raketave dhe dronëve.
Nuk besoj se SHBA, pavarësisht treguesve që kemi, ka hequr dorë nga mundësia për rrëzimin e regjimit. Ka tratativë të futen kurdët në lojë, nga kufiri lindor. Në Sulejmani janë kurdët, u goditën dy ditë rresht, nëse do të futet një faktor i brendshëm si kurdët.. por deri tani nuk ka.
Lidershipi i egër konservator i Iranit është shumë më i paparashikueshëm seç ka qenë në kohën e Ali Khameneit, sepse kanë kërcënuar me goditjen e centralit bërthamor të Izraelit.
Ndërkohë, ka patur skenarë zbarkimi, njëri në Liban dhe tjetri në Arak. Mendohet sipas shërbimeve amerikane, se edhe aty ka central bërthamor, që SHBA është e interesuar të tërheqë materialin, uraniumin, atëherë bien edhe arsyet për të vijuar luftën. Në të kundërt, gjërat mund të shkojnë keq,
Nuk duhet përjashtuar që Mojtaba Khamenei edhe pse vjen nga pjesa konservatore është lider i ri, nuk dimë nëse do të vendosë në pikëpyetje jetën e tij.
Mund të bëjë edhe ky marrëveshje me Trump. Nëse SHBA bllokon sistemin e raketave balisitke dhe arsenalin bërthamor, e kanë arritur. Mund të jetë ky lloj kompromisi, por mund të shkojë edhe më keq. Skenari më i keq, nëse nuk gjendet gjuha dhe vijon të rritet radikalizmi, mund të ndodhemi para sfidave të mëdha. Iranit I duhet 2-3 javë për të prodhuar armë bërthamore", deklaroi Gjinishi.