AKTUALITET, 9 Mars 2026, 22:26

Lutja e pastorëve në zyrën e Trump, Gjinishi: Ekstremizmi fetar, ka gjithmonë të njëjtin produkt...

Lutja e pastorëve në zyrën e Trump, Gjinishi: Ekstremizmi fetar,

Ermir Gjinishi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka komentuar lutjen e disa pastorëve evangjelistë në Zyrën Ovale, në prezencën e Presidentit Donald Trump, një lutje drejtuar Zotit për Presidentin dhe për forcat e armatosura amerikane. 

Gjinishi tha se ky është rasti kur legjitimiteti religjioz merr peshë në legjitimitetin politik, duke e quajtur këtë të rrezikshme. 

"Me sa më kujtohet, është hera e parë që edhe te Republikanët ndodh një lutje e tillë në Zyrën Ovale. Nëse i referohemi studimeve të botës akademike, ata diskutojnë lidhjen dhe efektin që ka legjitimitetin religjioz kur bashkohet me legjitimitetin politik. Ky është rasti tipik, kur në zyrën e kreut të një shteti, lihet diskuri politik dhe zhvendoset në diskurin religjioz.

Kemi diskutuar kur kemi marrë një nga të kthyerit nga Siria, edhe në atë rast publiku kuptoi se çfarë është devijimi religjioz. Besoj se biem dakord, që çdo lloj ekstremizmi fetar ka të njëjtin produkt.

Kur legjitimiteti religjioz merr peshë në legjitimitetin politik, ka rrezik të madh. Nuk i shohin aletatët nisur nga intersat e përbashkëta, por religjioze. Personalitete të lartë në DASH kanë shtuar retorikën religjioze.  Ka rreth 600 ankesa të ushtarëve amerikanë, që ankohen për retorikën religjioze. Nuk është gjithë protestantizmi por disa rryma ungjillore.

Në SHBA, gjatë të djathtëve, konservatorizmi rritet dhe influence e tyre shtohet. Edhe në këtë rast, kemi raste pafund, ndoshta ekzemplari më i madh ishte ambasadori i SHBA në Izrael, që fliste për të drejtën hyjnore. Ka një axhendë religjioze nga të gjitha palët. Kur Izraeli flet për Izraelin e madh, të bazuar në koncepete religjiozë, po kështu flet edhe Irani, apo Zionistët ungjillorë. Kemi ngarkesë religjioze, përtej faktit që është një luftë në kontesktin e riformësimit të rendit të ri botëror. Kur ligjërimi religjioz zë vendin në njërën palë, edhe pala tjetër do të përdorë të njëjtën nëntekst", tha Gjinishi.