TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Baton Haxhiu, duke komentuar sulmet e SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se Irani po e humb edhe këtë betejë, por i frikësohet përdorimit të uraniumit nga Garda Revolucionare për të prodhuar bombën bërthamore.
“I vetmi shtet që ka sponsorizuar grupe terroriste gjatë të gjithë kohës, ka qenë Irani. Edhe këtë betejë po e humb, Izraeli po e fiton territorin e vet dhe daljen në Gaza.
Ajo që frikësohem, është që në luftë kur gjithçka shkatërrohet, janë gjithmonë disa të çmendur. Ato kilogramët e uraniumit dhe Garda Revolucionare është grupi i sakrificës. Frikësohem se dikush çmendet. Kur çmendet dikush, pastaj dikush tjetër nuk kursen as popullatën. Ky është rreziku më i madh i logjikës.
Tjetër rrezik, nëse keni lexuar librin e gjeneralit turk në pension, flet për luftën e SHBA në Irak dhe problemin që ka SHBA me forcat tokësore. Ai e madhëron Turqinë, dhe të tjerat i quan forcat speciale amerikane si të veçanta, por për jetëgjatësi të qëndrimit thotë se nga shtetet e NATO vetëm Turqia është më e fortë”- tha Haxhiu.