AKTUALITET, 26 Prill 2023, 20:34

‘Lokalet’/ Ambasadorja Hohmann takon shefen e misionit të ODIHR: Me rëndësi, gara elektorale në përputhje me standardet ndërkombëtare

‘Lokalet’/ Ambasadorja Hohmann takon shefen e misionit të

Teksa e gjithë vëmendja është përqendruar te zgjedhjet lokale të 14 majit, ambasadorja e BE-së në Shqipëri Christiane Hohmann ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Audrey Glover shefen e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it.

Hohmann zbardhi detaje nga takimi në fjalë, ndërsa shkroi në rrjetet sociale se “teksa Shqipëria përparon drejt anëtarësimit në BE, zhvillimi i duhur i zgjedhjeve, në përputhje me standardet ndërkombëtare, është i një rëndësie të madhe”.

Mes të tjerash ajo shtoi se; “Kënaqësi të kishim në takimin e sotëm të Shefave të Misioneve të BE-së, Ambasadoren Audrey Glover, Shefen e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Teksa Shqipëria përparon drejt anëtarësimit në BE, zhvillimi i duhur i zgjedhjeve, në përputhje me standardet ndërkombëtare, është i një rëndësie të madhe”.