TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, shprehu mbështetje të plotë për Belind Këlliçin, kandidatin e koalicionit "Bashkë Fitojmë", për bashkinë e Tiranës. Ai iu referua denoncimit që Belind Këlliçi bëri mbi një rast korrupsioni në Bashkinë e Tiranës, duke paraqitur disa fakte, sipas tij, se Drejtori i IMT, Mariglen Qato, ka punësuar familjarët e tij në pikat kyçe në Bashki, ka përfituar dhjetëra tendera me kompaninë e tij 5D, ka marrë leje ndërtimi për disa pallate në Tiranë, si dhe po i investon miliona euro të nxjerra nga ky biznes, në një hotel luksoz në Durrës.
"Mbështetje të plotë Belind Këlliçit për vendosmërinë e tij për t’i shpallur luftë pa kompromis korrupsionit në Bashkinë e Tiranës, e cila është kalbur nga korrupsioni, nepotizmi dhe vjedhja e taksave të qytetarëve të ndershëm.
Rasti i krahut të djathtë të 99-shit Kryetar të Bashkisë së Tiranës, Kryetarit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Mariglen Qato nuk është i vetmi.
Në 14 Maj, Tirana voton Ndryshimin dhe Bashkia u kthehet të gjithë qytetarëve dhe vendoset në shërbimin e tyre, duke shkulur nga rrënjët korrupsionin dhe nepotizmin me transparencë dhe llogaridhënie absolute"-u shpreh kryetari i Partisë së Lirisë.