AKTUALITET, 31 Tetor 2025, 10:09

LIVE/ Nis seanca ndaj Veliajt në Kushtetuese, ish-kryebashkiaku i shoqëruar me polic në sallën e gjyqit

LIVE/ Nis seanca ndaj Veliajt në Kushtetuese, ish-kryebashkiaku i


Ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese ndaj ish-kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Ky i fundit ka prezantuar mbrojtësit e tij ligjorë kur u pyet nga kryesuesja e seancës, ndërsa siç duket nga pamjet, Veliaj shoqërohet edhe nga një efektiv i policisë në sallë. 

“E nderuar avokate e përfaqësuar nga dy avokatë Ermal Yzeiraj dhe Alban Dokushi”, tha Erion Veliaj.

Ai u transportua ditën e sotme nga paraburgimi i Durrësit, duke shënuar herën e parë që ai lë qelinë që prej arrestimit të tij në 10 shkurt të këtij viti.