AKTUALITET, 8 Gusht 2023, 20:33

Protesta për kullën pas TKOB-së, Arlind Qori: Ndërtimet u sjellin 10-fish fitim, pas këtij do të marrin parkun "Rinia" dhe atë te liqeni

Protesta për kullën pas TKOB-së, Arlind Qori: Ndërtimet u

Kryetari i Lëvizjes Bashkë dhe aktivisti, Arlind Qori, së bashku me mbështetësit e forcës së tij politike kanë protestuar edhe sot kundër ndërtimit të një kulle në parkun pas Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në kryeqytet.

Protesta për kullën pas TKOB-së, Arlind Qori: Ndërtimet u

Qori ka deklaruar para protestuesve se Tirana është një nga qytetet me më pak gjelbërim të Europës, ndërsa pretendoi se pas këtij parku do ketë ndërtime të ngjashme te parku Rinia.

Protesta për kullën pas TKOB-së, Arlind Qori: Ndërtimet u

Ai rikujtoi përgjimet e para disa viteve të organizatës mafioze italiane Ndragheta, duke thënë se asokohe diskutohej që të ndërtonin në Tiranë për të pastruar paratë, pasi metri katror i një kulle blihej me 500 euro dhe sot mund të shitet për rreth 5000.

Protesta për kullën pas TKOB-së, Arlind Qori: Ndërtimet u

“Mbrojtja e këtij parku nuk është vetëm mbrojtje e qytetit, por është mbrojtje e shëndetit publik. Tirana mund të jetë nga qytetet me më pak gjelbërim të Europës. Është ky park që po marrin, parku Rinia që do marrin pas kësaj dhe ai i Liqenit që po e gërryejnë dita-ditës.

Protesta për kullën pas TKOB-së, Arlind Qori: Ndërtimet u

Në përgjimet e Ndraghetas thonin që të investonin në ndërtim në Tiranë, pasi mund të merrnin metrin me 500 euro dhe ta shisnin me 3000 euro. Sot metri katror në kulla kushton 5000 euro, 10-fish fitim në këtë biznes.

Protesta për kullën pas TKOB-së, Arlind Qori: Ndërtimet u

Nuk ka një vend evropian ku bëhet një maskarallëk i tillë. Nuk ka një vend të Europës që shkatërron trashëgiminë e vetë. Veliaj dhe Rama thonë se mos Tirana është Parisi që ta ruajmë. Sipas tyre u duhet vendosur kazma qyteteve që nuk janë Parisi e Roma. Le të bëjmë një kullë në mes të sheshit Skënderbej, pse jo?!” u shpreh ai.