TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Oerd Bylykbashi ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, lidhur me përpjekjet e Lulzim Bashës për t'u rikthyer si kryetar i Partisë Demokratike.
Sipas Bylykbashit, selia e PD është bërë gati për t'u ndërtuar kulla dhe se rikthimi i Bashës lidhet edhe me këtë plan.
Pjesë nga biseda në TPZ:
Neritan Sejamini: Ata do të bëjnë partinë e tyre, do t’ju marrin vulën dhe godinën, kjo dihet.
Ylli Rakipi: Do të shkojë edhe përmbarimi aty te godina, mbaje mend!
Oerd Bylykbashi: Atje është gati për kullat. Është një nga arsyet e kthimit (të Bashës)…
Neritan Sejamini: Çfarë do të bëni ju pra?
Oerd Bylykbashi: Ne bëjmë politikë nuk merremi me tokat.
Jemi para një serie vendimesh për ti dhënë zgjidhje problemeve. Unë nuk besoj më te reformat zgjedhore. Nuk ke çfarë shkruan më. Nëse në 2001 kishim ligj që duhej rishkruar nga zero, thonë ndërkombëtarët ligji është i mirë. Ne kemi sistem zgjedhor toksik.