AKTUALITET, 4 Mars 2026, 22:24

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim

Një turist i huaj ka rënë pre e një vjedhjeje në zonën e Lungomares në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, një person i ka hequr me forcë varësen nga qafa dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Siç raporton gazetari i Top Channel Mikel Marsi, menjëherë pas denoncimit, në zonë kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Aktualisht, ai është shpallur në kërkim, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.