TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një kontroll i befasishëm, në kuadër të rritjes së masave të sigurisë, është ushtruar në Burgun e Vlorës.
Burime zyrtare bënë me dije se është goditur edhe një rast i posedimit të sendeve të ndaluara në IEVP Vlorë. Konfirmimin e bëri edhe vetë drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi.
Operacioni u krye nën drejtimin e drejtorit, Edmond Leka, shefit të policisë dhe grupit të Sigurisë është evidentuar një rast i posedimit të sendeve të ndaluara.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në mjediset e brendshme në katin e dytë u konstatua dhe u sekuestrua një aparat celular tip Iphone, i fshehur brenda në dyshek. Lidhur me rastin janë kryer veprimet proceduriale dhe është mbajtur procesverbal për bllokimin dhe sekuestrimin e sendeve të bllokuara”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton gjithashtu se mbetet e “angazhuar në forcimin e sigurisë në institucionet penitenciare dhe në goditjen e çdo paligjshmërie brenda sistemit”.