AKTUALITET, 20 Maj 2026, 09:28

Seanca/ Mblidhet sot Kushtetuesja, Veliaj kërkon heqjen e arrestit me burg. A do të jetë prezent kryebashkiaku?

Seanca/ Mblidhet sot Kushtetuesja, Veliaj kërkon heqjen e arrestit me burg.

Sot, në orën 10:00 në Gjykatën Kushtetuese, do të nisë seanca për kryetarin e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili kërkon shfuqizim të masës së sigurisë ‘arrest në burg’.

Gjykimi është me prova shkencore, që do të thotë se do jenë vetëm gjykatësit, pa prezencën e vetë kryebashkiakut apo SPAK.

Të dyja palët kanë depozituar prapësimet e tyre, Veliaj përmes avokatit ku argumenton se përse duhet shfuqizuar masa dhe SPAK ka depozituar qëndrimet e vetë.

Midis pretendimeve të Veliaj, është depozituar nga avokatët edhe vendimi i shkurtuar i Gjykatës së Lartë që flet dhe orienton gjykatat se përse nuk duhet të japin gjithmonë masën ‘arrest në burg’, por duhet të reflektojnë me masa më të buta.

Veliaj ka argumentuar se masa e vendosur ndaj tij nuk është proporcionale, për shkak se ai jo vetëm që është qytetar, por edhe i zgjedhur sipas Kushtetutës.

Në ankimin e tij, Veliaj thotë se nuk janë analizuar kriteret për vendosjen e masës së sigurimit, pasi, sipas tij, Kodi i Procedurës Penale parashikon që të gjithë, pasi kalon një periudhë kohore, duhet të gjykohen në liri kundrejt një garancie pasurore.