AKTUALITET, 20 Maj 2026, 09:20

Detaje/ Dy shpërndarës droge ‘fundosën’ nënkomisarin e Sarandës, ndalimi i Ruçit erdhi pas përgjimeve ambientale në komisariat

Detaje/ Dy shpërndarës droge ‘fundosën’

Përgjimi ambiental i dy shpërndarësve të lëndëve narkotike, ka çuar në ndalimin e nënkomisarit të Sarandës Edmond Ruçi nga AMP, i cili akuzohet për veprat penale ‘Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion”.

Sipas informacioneve paraprake, pajisjet e përgjimit ishin vendosur me urdhër të Prokurorisë në dhomat e shoqërimit teksa 2 shpërndarësit e lëndëve narkotike ishin ndaluar dhe ndodheshin në komisariat.