TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Konferenca e Kryetarëve ka zgjatur me 6 muaj afatin e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Mbledhja u zhvillua sot nën drejtimin e Nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj.
Rendi i ditës së mbledhjes së sotme ishte: shqyrtimi i draft-kalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 25 Shtator-13 Tetor 2023; shqyrtimi i kërkesës së bashkëkryetarëve të Komisionit të posaçëm parlamentarë të Reformës Zgjedhore për shtyrjen e afatit të veprimtarisë së këtij komisioni; si dhe raportimi periodik mbi ecurinë e zbatimit të planit të veprimit të Kuvendit për zbatimin e rekomandimeve të Raportit të KE-së për Shqipërinë për vitin 2022, periudha 1 janar-30 qershor 2023.
Pas diskutimeve Konferenca e Kryetarëve miratoi me mirëkuptim kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 25 Shtator-13 Tetor 2023 dhe propozoi zhvillimin e seancave plenare në datat 2, 5 dhe 12 tetor 2023.
Konferenca pranoi me shumicë votash kërkesën e bashkëkryetarëve të Komisionit të posaçëm parlamentarë të Reformës Zgjedhore për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së këtij komisioni me 6 muaj.