TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, ka dhënë sot pretencën për dosjen e bashkisë Dimal, ku kërkon 13 vite burg në total për tre ish-zyrtarët e bashkisë dhe dy përfaqësues të një firme private.
Kujtojmë se Arben Guraj, Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve, Altin Pali, drejtor Urbanistike, Valentina Jançe, ish-shefe e Urbanistikës, Vait Koshi, administrator i një shoqërie tregtare dhe Arjan Demiraj, inxhinier pranë kësaj kompanie, akuzohen për korrupsion, shpërdorim detyre dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm.
SPAK kërkon për:
Arben Guraj 4 vjet burg/ 2 vite e 8 muaj burg, me gjykim te shkurtuar
Altin Pali 3 vite burg/ 2 vite burg , me gjykim të shkurtuar
Valentina Jançe 3 vite burg/ 2 vite burg/ pezullim, shërbim prove
Vait Koshi 18 muaj burg/ 12 muaj burg, me gjykim të shkurtuar
Arjan Demiri 1 vit burg/ 8 muaj, me gjykim të shkurtuar.