TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardh zbardhi detaje nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, e cila u braktis nga Flutura Açka, pasi kjo e fundit nuk u njoh si kryetare e gripit të PD.
Bardhi ta se mes tij dhe Açkës nuk ka asgjë. Bardhi u shpreh se gjatë takimit u diskutua komisioni i reformës zgjedhore, teksa shtoi se opozita ka marrë përgjegjësitë e veta për mosrealizimin e reformës zgjedhore. Ai u shpreh se mazhoranca nuk e ka prioritet reformën zgjedhore, ndërsa u shpreh më tej se opozita nuk e pranon që çështja e zgjedhjeve të lira të mos trajtohet.
“Mes meje dhe Açkës nuk ka ndodhur asgjë. Ajo drejtoi një pyetje drejtuese së mbledhjes se në çfarë cilësie ishte në Konferencën e Kryetarëve dhe mori përgjigjen se; ishte në cilësinë e kryetares së komisionit të Arsimit. Në atë moment bëri një deklaratë politike dhe u largua nga mbledhja. Komisioni i reformës zgjedhore u diskutua sot gjatë mbledhjes. I jam drejtuar kryetares së kuvendit për të nxjerrë përgjegjësitë për komisionin që është mbledhur 2 herë në 1 vit pa dhënë asnjë rezultat. Në zgjedhjet e 14 majit duhet të shkonim me një kuadër të plotë ligjor që përmbushte rekomandimet e OSBE. I kam kujtuar kolegëve të PS që kanë shpallur si prioritet reformën zgjedhore, për të cilën duhet të jesh serioz.
Si opozitë kemi marrë përgjegjësitë tona për mosrealizimin e reformës zgjedhore. Nuk pranojmë dot që një çështje si zgjedhjet e lira të mos trajtohet. Këtë e kemi adresuar duke krijuar një ekip të ri përfaqësimi në komisionin e reformës zgjedhore”, tha ai.