AKTUALITET, 20 Shtator 2023, 15:04

“Bardhi, kreu i grupit të PD”, Salianji përcakton ‘kufijtë’: Basha nëse do mund të krijojë një grup të ri, Açka...

“Bardhi, kreu i grupit të PD”, Salianji përcakton

Deputeti Ervin Salianji komentoi debatet mes demokratëve, siç është dhe ai për kreun e grupit parlamentar.  Ai tha se kreu i grupit parlamentar i PD është Gazment Bardhi, pasi është zgjedhur nga shumica e deputetëve demokratëve.

“Bardhi është kryetar i grupit, Açka është kryetare e komisionit të medias, ka qenë përherë, në këtë cilësi e kanë ftuar… këtu nuk ka lajm. Po merremi me një gjë që është botërisht e ditur. Nuk ka nevojë që Kuvendi të njohë Bardhin si kreun e grupit, sepse nuk e zgjedhin ata por vullneti i deputetëve të PD.

Do ta depozitojmë nesër edhe në mënyrë të shkruar, që kreu i grupit parlamentar i PD, është Bardhi. A e njohim Berishën si kreun e PD? Unë njoh që Berisha është personaliteti me më shumë vota në opozitë, faktor i pashmangshëm për ta bërë opozitën fituese përballë qeverisë. PD është e bashkuar”, tha ai.