TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas Rrogozhinës që përsëriti garën e 14 majit me të njëjtën kandidatë, Kukësi është bashkia e dytë në vend ku do të zhvillohen sërish zgjedhje lokale brenda vitit për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë që do e drejtojë qytetit për 4 vitet e ardhshme.
Ndërkohë që qytetarët shprehën interes të ulët për zgjedhjet e të dielës. “Nuk ndikon fare, ndikon qeveria, s’ka lidhje zgjedhjet këtu”, -deklaroi një banor i Kukësit.
Në Kukës, të drejtën e votës më 24 shtator e kanë 45.946 zgjedhës, të cilët do e ushtrojnë të drejtën e tyre në 74 qendra votimi. Në 14 maj, kur garuan 3 kandidatë përqindja e pjesëmarrjes ishte pak më shumë se 50% dhe mbetet për t’u parë se sa do të jetë pjesëmarrja këtë të diel, që sigurisht do të ketë ndikim edhe në rezultat dhe fituesin e zgjedhjeve.