TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama nga Këshilli i Sigurimit ka bërë thirrje që të gjithë shtetet të ndihmojnë Ukrainën, ndërsa shtoi se ky takim duhet të shërbejë që Rusia të rifillojë marrëveshjen e grurit. Rama thotë se kjo luftë, nuk po cenon thjesht territorin e Ukrainës e Evropën, por të gjithë globin.
Kreu i qeverisë thekson se kjo mbledhje do t’i dedikohet thirrjes për paqe si dhe do vihet theksi që Rusia të rinisë marrëveshjen e grurit, për hir të qindra miliona njerëzve që vuajnë për ushqim dhe kërkojnë mbështetje nga Kombet e Bashkuara.
“Kam kënaqësinë dhe nderin të kryesoj këtë takim. Përfshirë edhe presidentin Zelensky. Një luftë e paprovokuar, e padrejtë ka sjellë një konflikt vdekjeprurës në zemër të Evropës. Nuk ka sjellë asgjë të mirë për Ukrainën, por jo vetëm për të. Lufta përçon valë tronditëse dhe rrezikon sigurinë e ushqimit në mbarë botën. Ndaj duhet të sjellim në Këshillin e sigurimit të vërtetën e këtij shkatërrimi. Këtë ka bërë Shqipëria dhe vende të tjera. Duhet të përkrahim rendin ndërkombëtar. Duhet t’i rezistojmë forcave shkatërrimtare. Do ta shfrytëzojmë këtë takim duke i bërë thirrje Rusisë të rinisin marrëveshjen për eksportimin e drithërave.”, tha Rama.