AKTUALITET, 20 Shtator 2023, 15:31

Nuk u pranua nga Kuvendi si kryetare e grupit të PD, Flutura Açka braktis mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve

Nuk u pranua nga Kuvendi si kryetare e grupit të PD, Flutura Açka

Posti i kryetarit të grupit parlamentar të PD siç duket ka shkaktuar sërish probleme. Flutura Açka mësohet se ka braktisur mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Raportohet se Açka është larguar pasi nuk u pranua nga Kuvendi si kryetare e grupit parlamentar të PD.

Ajo ishte e ftuar në këtë mbledhje si kryetare e Komisionit të Medias, por nuk ka pranuar të marrë pjesë në këtë pozicion, por kryetarja e grupit parlamentar të PD.