TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazment Bardhi ka deklaruar se do të votojë kundër draftit për rritjen e pagave të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga 4 në 7 mln lekë të vjetra.
Bardhi tha se propozimi i Edi Ramës vjen si Pazar i qartë mes Gjykatës Kushtetuese dhe qeverisë dhe nuk ka lidhje me reformën në drejtësi.
“Propozimi i Ramës për të rritur pagat e gjykatësve të Kushtetueses, vjen si pazar i qartë mes Gjykatës Kushtetuese dhe qeverisë. Për herë të parë Gjykata Kushtetuese ka pranuar rolin si agjenci qeveritare. I është drejtuar qeverisë për rritjen e pagave, jo parlamentit”, tha Bardhi.
Ai theksoi se cilido që mashtron opinionin publik duke thënë se rritja e pagave të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese do forconte pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese po fsheh një fakt kriminal për kapjen e saj.