AKTUALITET, 22 Shtator 2025, 12:01

Konferenca e Kryetarëve/ Gjekmarkaj, i ashpër ndaj mazhorancës: Nesër mund të sillni Qenin Rex e ta paraqitni si Ministër të Brendshëm që leh...!

Konferenca e Kryetarëve/ Gjekmarkaj, i ashpër ndaj mazhorancës:

Konferenca e Kryetarëve e zhvilluar sot në Kuvend ka pasur tone të ashpra dhe akuza direkte nga opozita ndaj mazhorancës. Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, akuzoi mazhorancën për, siç u shpreh ai, “revansh politik dhe asgjësim të qëllimshëm të opozitës në Parlament”.

Gjekmarkaj theksoi se mungesa e kryetarit të grupit të PD-së në sallë është tregues i përjashtimit sistematik të opozitës. “Në vend që të krijoni kushte për punë parlamentare, me urdhra politikë po tentoni të asgjësoni opozitën dhe vetë Parlamentin,” deklaroi ai.

Deputeti demokrat e akuzoi Kryetarin e Kuvendit për sjellje si “atentator politik”, duke shtuar se çdo hapësirë për opozitën po mbyllet qëllimisht nga mazhoranca. “Na përjashtuat nga procesi i integrimit që në seancën e parë. Në të dytën, provokuat duke mos dashur të paraqisni qeverinë. Keni zhdukur parlamentarizmin,” tha Gjekmarkaj.

Ai kërkoi ripërsëritjen e seancës dhe mbledhjen urgjente të Këshillit të Legjislacionit, duke theksuar se opozita do të iniciojë mocion për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit.

Në fund të fjalës së tij, Gjekmarkaj nuk kurseu ironinë: “Ju nesër mund të sillni Qenin Rex dhe ta paraqisni si Ministër të Brendshëm, që të lehë për 10 minuta. Kjo është serioziteti që ju keni për parlamentarizmin.”

Me ironi për ‘Diellën’, Agron Gjekmarkaj tha se “mund të sillni Qenin Rex e ta paraqitni si Ministër të Brendshëm që të leh për 10 minuta.”

"Jeni në revansh. Sot këtu mungon kryetari i grupit të PD-së. Në vend që të krijoni kushte me urdhra politik po tentoni të asgjësoni opozitën dhe parlamentin. Ju kryetar u shfaqet si atentator. Po minimizoni çdo hapësirë të opozitës. Ju përjashtuat opozitën nga procesi i integrimit dhe këtë e bëtë që në seancën e parë. Në seancën e dytë ku nuk donit të shfaqnit qeverinë provokuat opozitën. Ju kryetar e keni zhbërë parlamentarizmin.

Opozita kërkon ripërsëritjen e seancës dhe ju duhet te mblidhni menjëherë këshillin e legjislacionit për mocion e shkarkimit tuaj. Parlamentarizmi kërkon vetëdije dhe seriozitet. Ju nesër mund të sillni Qenin Rex e ta paraqitni si Ministër të Brendshëm që të leh për 10 minuta. Tek mazhoranca socialiste ekzistojnë sot vetëm 2 liri. Liria për tu servilosur dhe liria për të shërbyer. Këshillë miqësore, merrni masa se do të ketë pasoja", tha Gjekmarkaj.