AKTUALITET, 24 Prill 2023, 21:36

"Këto zgjedhje ai i sheh si paradhomë e mandatit të tij të katërt", Lorenc Vangjeli analizon fushatën e kryeministrit

"Këto zgjedhje ai i sheh si paradhomë e mandatit të tij

Analisti Lorenc Vangjeli tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se Rama po i kthen zgjedhjet e 14 majit nga administrative në politike, sepse ai i sheh këto si paradhomë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2025, duke pretenduar mandatin e katërt qeverisës.

“Këto zgjedhje Edi Rama i orientoi këto zgjedhje nga administrative në politike, si paradhomë e mandatit të tij të katërt.

Në këtë garë ai shikon atë si opozita reale dhe Sali Berisha e Ilir Meta kanë riformësuar opozitën politike, e cila është një opozitë që nuk mund të blihet.

Edhe slogani që kanë socialistët është shigjeta, shenja e zgjedhjeve të të nesërmes.

Rama përmes këtyre zgjedhjeve kërkon të marrë legjitimitet për pushtetin e tij qendror. Ai konkuron në 61 bashkitë e vendit, përjashtuar Tiranën ku bashkëkandidon me Erjon Veliajn, me përjashtim të Shkodrës, ku do të shikojmë një vëmendje më të madhe të Ramës me idenë për të marrë Shkodrën.

Rama kërkon t’u flasë 500-600 mijë votuesve në moshë të re, deri në 35 vjeç, që informimin e kanë nga rrjetet sociale. Ai po tenton t’u thotë, edhe pse me mjekër të zbardhur dhe flokë që po i bien se është si ata, çun Blloku, çun gallate, pra “dora jonë, ecni e na votoni çuna”-tha Vangjeli.