TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur garanci pasurore prej 50 mijë për shtetasin turk Emre Baris Serkan Ates, i cili u kap me 12 cigare me hashash rreth një muaj më parë.
Sipas dokumentit gjyqësor, Apeli ndryshoi masën e sigurisë të vendosur më herët nga Gjykata e Kukësit, nga “arrest me burg” në “garanci pasurore”, të parashikuar nga neni 236 i Kodit të Procedurës Penale.
Sipas vendimit, i pandehuri duhet të depozitojë shumën prej 5 milionë lekësh në një bankë të nivelit të dytë brenda 5 ditësh nga shpallja e vendimit, si kusht për të qëndruar i lirë gjatë procesit hetimor.