AKTUALITET, 22 Shtator 2025, 16:52

Ministri i ri i Drejtësisë takohet me Altin Dumani: Ndava me kreun e SPAK prioritetet për 4 vitet e ardhshme!

Ministri i ri i Drejtësisë takohet me Altin Dumani: Ndava me kreun e

Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari priti sot në një takim kreun e SPAK, Altin Dumani.

Në postimin e ndarë në rrjete sociale ku bën me dije takimin, Lamallari thotë se ndau me kryeprokurorin prioritetet e qeverisë për 4 vitet e ardhshme.

Sipas tij, Shteti i së Drejtës është themeli për Shqipërinë Evropiane.

Mirëprita sot në një takim drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Z. Altin Dumani.

Ndava me të prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë si pjesë e Programit Qeverisës 2025-2029, në përputhje të plotë dhe me detyrimet e ndërmarra në kuadër të negociatave me Bashkimin Evropian. Shteti i së Drejtës është themeli i Shqipërisë Evropiane.

Konsolidimi i pavarësisë së gjyqësorit dhe vijimi i mbështetjes për Reformën në Drejtësi mbeten prioritet absolut i qeverisë shqiptare!