AKTUALITET, 7 Qershor 2024, 12:04

Shtyhet seanca në Apelin e Posaçëm për Fredi Belerin, ja arsyeja

Shtyhet seanca në Apelin e Posaçëm për Fredi Belerin, ja

Ditën e sotme do të mbahej seanca e radhës për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Seanca e sotme do të mbahej në Apelin e Posaçëm por për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës gjithçka u shty për një datë tjetër.

Mësohet se mungesa e avokatëve ka qenë për shkak të bojkotit tre ditor të njoftuar pas dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi. Ndërkohë seanca e radhës është caktuar në datën 14 qershor në orën 10:00.

Fredi Beleri është dënuar me dy vite burg për korrupsion në zgjedhje. Ai ka ankimuar në Apel dënimin nga GJKKO-ja. Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në datën 8 Maj me dyshimet se shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” po shpërndante para në këmbim të votave. Ndërkohë në 5 Mars të këtij viti Beleri u dënua me dy vite burgim nga GJKKO, duke u shpallur fajtor për veprën “korrupsion aktiv në zgjedhje”. Ndërsa Pandeli Kokoveshi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, por dënimi me burg për të është pezulluar dhe do të qëndrojë tre vite në shërbim prove.