TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula foli për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare nga opozita dhe kaosin e krijuar në Kuvend.
Në lidhje me ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, Sula u shpreh se kryetari i grupit të PD, Gazment Bardhi i shkoi në zyrë kryeparlamentares Lindita Nikolla për këtë çështje dhe ajo rrinte si memece. Më tej ai shtoi se deputetët e opozitës kanë kërkuar të marrin pjesë në mbledhjet e komisioneve online, por nuk janë pranuar.
“Sot ne kemi dy rrugë, të mbyllim gojën ose të luftojmë. Po të kishim zgjedhur rehatinë tonë personale do kishim thënë që problemi është emri i Berishës dhe Bashës, ndërsa ne jemi të pafajshëm. Unë kam qenë deputetet dhe s’ka bërë vaki kurrë që të mbyllet dera e Kuvendit, për të përjashtuarit. Ditën e hënë a ishte Berisha për t’u paraqitur në SPAK? Po, ishte problemi i Berishës, jo i yni. Dje i kishin hequr çelësat e burgut. Ne kërkuam të marrim pjesë në mbledhjet online, por nuk na lejuan. Këta të rrejnë në mes të ditës. Na thanë ‘shkoni në Kushtetuese’ dhe ka që në janar që është marrë vendimi i Kushtetueses dhe tallet mazhoranca. Pse nuk zbatohet vendim i Kushtetueses? Këta tallen.
Kryetari i grupit të PD, Gazment Bardhi i ka shkruar në zyrë kryetares së Kuvendit dhe Nikolla e shihte në sy dhe nuk i jepte përgjigje si memece. Shkoi për komisionet hetimore. Këta janë shejtan dhe si shejtan çfarë nuk bëjnë. Ne nuk kemi bërë ende presionin e duhur, por jemi duke e bërë shkallë-shkallë. Dua të theksoj se komisionet hetimore duhen për të dalë të pastër nëse ne jemi fajtorë.”, u shpreh deputeti Sula.