AKTUALITET, 7 Tetor 2023, 21:48

Kërcënimet ndaj prokurorëve/Elisabeta Imeraj: Ka media që e bëjnë prokurorin “të flasë me vete”

Kërcënimet ndaj prokurorëve/Elisabeta Imeraj: Ka media që e

Ish-Prokurorja e Krimeve të Rënda në Tiranë, Elizabeta Imeraj thotë se kërcënimet ndaj punonjësve në sistemin e drejtësisë janë nga më të ndryshmet.

Tashmë sipas saj po përdoret dhe media si formë kërcënimi.

Ajo u shpreh se portale të caktuara bëjnë artikuj që e bëjnë prokurorin ‘të flasë me vete’ për shkak të mënyrës bullizuese e diskriminuese.  

Sipas Imerajt krimi po ndjehet komod dhe një gjë e tillë nuk duhet që të ndodhë.

“Kanosje dhe kërcënim mund të jetë çdo gjë. Është direkt, është indirekt. Një herë apo shumë herë. Tashmë përdorin media. Kur ne kemi pasur rastin të hetojmë ish zyrtarë të lartë, portale të caktuara e bëjnë prokurorin ‘të flasë me vete’ për shkak të mënyrës bullizuese e diskriminuese. Presioni është I tëra llojeve. Unë nuk jam me atë që të presim të vritet dikush që të themi se situate qenka serioze.

Krimi të mos e ndjejë veten aq komod sa të ndjek të vëzhgojë prokuror e gjyqtarë. Po ndjehet komod krimi. Tashmë kriminaliteti është në kushte më të mundshme për tu përball me gjyqtarët. Tashmë ajo gjyqtarja e atij procesi është në rrugë. Kush e mbron?”, tha Imeraj.