TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur ditën e sotme që të rrëzojë kërkeën e Andia Ullirit, e cila kërkonte të merrte vendin e ish-prokurorit Arjan Ndojës në Parlament.
Ajo pretendoi se mandatin e deputetes e fitonte në bazë të kuotës ligjore, ndaj çështjen e çoi në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve.
Sakaq, KAS vendosi edhe për mandatin e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, duke ia hequr Kleana Xhuvelit. Kështu, mandati i deputetit nga koalicioni i kalon kandidates së parë në listën e mbyllur të Tiranës, Ana Dajko.