TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Tiranës ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e një 46-vjeçari të dyshuar si i përfshirë në vendosjen e lëndës plasëse në një lokal në Rrugën e Durrësit, ngjarje që ndodhi më datë 18 korrik 2025.
Sipas burimeve zyrtare, në kuadër të hetimeve intensive për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje me rrezikshmëri të lartë, u arrestua shtetasi H. L., 46 vjeç, banues në Lushnjë.
Nga hetimet ka rezultuar se motomjeti i përdorur për vendosjen e lëndës plasëse ishte në pronësi të 46-vjeçarit, i cili dyshohet se e ka vënë në dispozicion të autorit të shpërthimit.
Ndërkohë, hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, ndërsa grupi hetimor është duke mbledhur prova dhe duke analizuar çdo element të mundshëm që mund të çojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore.