AKTUALITET, 30 Korrik 2025, 12:11

Dyshohet se vodhi portofolin dhe kartën bankare të një shtetasi, në kërkim hajduti në Sarandë

Dyshohet se vodhi portofolin dhe kartën bankare të një shtetasi,

Një 36-vjeçar i identifikuar si Akos Szalai është shpallur në kërkim pasi dyshohet se dy ditë më parë ka vjedhur portofolin dhe kartën bankare të një shtetasi.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim A. S., 36 vjeç, banues në Hungari, pasi dyshohet se më datë 28.05.2025, në Ksamil, ka vjedhur portofolin me një shumë parash dhe karta bankare të shtetasit K. P.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.