AKTUALITET, 30 Korrik 2025, 14:04

Mashtroi biznesmenin me pretendimin se do t’i shlyente detyrimet tatimore të biznesit dhe i mori 10.000 euro, arrestohet i riu

Mashtroi biznesmenin me pretendimin se do t’i shlyente detyrimet tatimore

Policia ka arrestuar një 33-vjeçar, i cili akuzohet se ka mashtruar një person duke i marrë një shumë prej 10 mijë euro.

Sipas bluve, Elton Dumani, banues në Tiranë, në periudha të ndryshme kohore, i ka marrëshumën e parave biznesmenit me iniciale G. D., me pretendimin se do të shlyente detyrimet tatimore të aktivitetit të tij tregtar.

"Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fraud”.

I mori 10 000 euro një shtetasi, me anë të mashtrimit, vihet në pranga 33-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga një qytetar për një rast mashtrimi financiar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Fraud”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasit E. D., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas, në periudha të ndryshme kohore, i kishte marrë 10 000 euro shtetasit G. D., me pretendimin se do të shlyente detyrimet tatimore të aktivitetit të tij tregtar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.", sqaron policia.