AKTUALITET, 30 Korrik 2025, 10:41

Rama ndan pamjet nga punimet e urës së re të Bahçallëkut: I jep qendrës së veriut një hyrje dinjitoze

Rama ndan pamjet nga punimet e urës së re të

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga kantieri i punës në hyrje të qytetit të Shkodrës nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bahçallëkut.

Sipas tij, krahas zgjerimit të rrugës puna është përqendruar në ndërtimin e këmbëve të urës së re të Bahçallëkut.

“Ky është një investim i rëndësishëm infrastrukturor i qeverisë që i jep qendrës së veriut një hyrje dinjitoze”, shkruan kryeministri.