AKTUALITET, 16 Tetor 2023, 21:33

"Kandidimi i Belerit, gabim i madh i doktorit!"/Zheji: Beleri ka 30 vjet që krijon situata të forta! Berisha, mungesë kthjelltësie

"Kandidimi i Belerit, gabim i madh i doktorit!"/Zheji: Beleri ka 30

Gjatë Samitit të Procesit të Berlinit të mbajtur në Tiranë, është ngritur edhe çështja e Fredi Belerit nga kryeministri grek, Mitsotakis, gjatë takimit me kryeministrin Rama. 

Beleri është kthyer në një "mollë sherri" mes Shqipërisë dhe Greqisë, për shkak se vijon të jetë i burgosur dhe nuk është lejuar të kryejë betimin si kryebashkiak i Himarës. 

Për analistin Artur Zheji, kandidimi i Belerit nga opozita është një gabim i Sali Berishës, i cili pavarësisht se e dinte që Beleri ka shkaktuar situata problematike në të shkuarën, e kandidoi duke treguar "mungesë kthjelltësie". 

"Beleri ka 30 vjet që krijon situata shumë të forta. Unë nuk kam qenë ndonjë mbështeës, por kur Berisha bëri gjyqin e të katërve dhe erdhën këtu lobe të tmerrshme greke, e kam mbështetur. U tha edhe që kjo çështje e rrëzoi. Patriotizmi është transversal, është përtej ngjarjeve lokale dhe kemi mbështetur doktorin. Pse? Sepse u vranë disa djem ushtarë dhe Beleri ishte aty.

Mendoj se prapë doktori ka gabuar edhe me marrëveshjen me detin me Greqinë dhe humbi zgjedhjet në 2013. Janë detaje, u krijua perceptim, që doktori për politikën e vetë, shiste detin e shqiptarëve.

Ato 200 e ca mijë vota që humbën në 14 maj, pjesën e vet, përveç përcarjes, e ka edhe kandidimi i Belerit, arrestimi i tij dhe reagimi shproporcional i Greqisë për ta mbyllur. Greqia e madhe kërkon të bëjë një test te Shqipëria e vogël, që reziston apo nuk reziston për çështjen Beleri. Mendoj se është gabim i madh i doktorit, mungësë kthjelltësie", tha ndër të tjera Zheji.