TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Franca ka nderuar shkrimtarin e shquar shqiptar, Ismail Kadare me Dekoratën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”, një nderim që u bëhet personaliteteve më të larta që kanë kontribuar për vendin.
Dekorata është dorëzuar pak më parë nga Presidenti i Francës, Emanuel Macron, gjatë një ceremonie solemne në Pallatin e Brigadave ku ishin të pranishëm bashkëshortja dhe vajzat e shkrimtarit, kryeministri dhe bashkëshortja e tij dhe personalitete të tjera.
Ai vlerësoi punën krijuese të Kadaresë, ku ndër të tjera tha se ‘të shkruash është të luftosh”, referuar periudhës komuniste para viteve ’90 në Shqipëri.
“Të shkruash është të luftosh. Nga që ju jetuat dhe krijuat si një njeri i lirë në një vend që nuk ishte i tillë. Në një Shqipëri më stalininiste se stalianët. Ju arritët një xhevahir arkitekturë. Në moshën 11-vjeçare pasionoheni pas Makbethit, Gogolit e me radhë.
Kur zëri juaj mbytet me shtupë ju vazhdoni. Askush nuk mund tju mbyll ju gojën dhe hapësirën. Gjatë gjithë këtyre viteve është një formë vallëzimi që ju vazhdoni dhe tregoni gjërat. Kjo rrugë përfundoi me romanin “Pallati ëndrrave”, ku ishin ëndrrat e gjithë popullit. Kjo metaforë e madhe që vë në lojë gjithë sistemin. Kercënimet bëjnë më të forta ndaj jush deri sa në 1990 kërkoni azil politik.
Shkuat në atë vend që i kishit shkruar edhe pse nuk e kishin vizituar kurrë. Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur solli te francezët një adhurim për ju. Më kanë rrëfyer se ju e njihni pasurinë tonë dhe mund tju them se ju jeni bërë për të jetuar në Paris. Në vendin tonë keni krijuar shumë miqësi dhe me botuesin tuaj që fliste dhe mbante në kasafortën e tij gjithë ato që ju keni patur nevojë të tregoni. Klod Dyrrah, realizoi arratisjen tuaj të fortë në 1990 dhe kjo dha një shpresë, ikja juaj solli dhe protestën e studentëve. Një lëvizje luhatëse mes dy kombëve tona bën një lidhje të forta mes nesh . Nga ju kanë lindur shumë tekste që kanë ngritur shume ura mes nesh. Në veprat tuaja kujtojnë që Europa është një ëndërr dhe një vend i përbashkët. Ju vazhdoni ta përjetoni këtë gjë me familjen tua.
I dashur Ismail Kadare ndonjëherë ju ndjeni keqardhje për ato vite shtypje, por vepra nuk ka humbur asgjë, ajo ka marrë bukurinë e guximit. Liria që i mbyllin gojën, ka pëshpëritje më të vogla se britmat. Këtë dashuri për Europën që shikon larg dhe për këtë lidhje të fortë kam nderin sot t’ju ngre në urdhrin e oficerit të lartë Legjionit të Nderit””, u shpreh Macron.
Presidenti i Francës, Emanuel Macron, mbërriti mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku dhe do të zhvillojë një vizitë zyrtare. Macron ka humbur punimet e samitit BE-Ballkani Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit edhe pse më herët e kishte konfirmuar pjesëmarrjen.