AKTUALITET, 16 Tetor 2023, 18:42

Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë/ Nënshkruhet marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale

Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë/ Nënshkruhet

Në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë, u firmos marrëveshja ndërmjet liderëve të Ballkanin Perëndimor, për njohjen e kualifikimeve profesionale të infermierëve, veterinerëve, farmacistëve dhe mamive në kontekstin e marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore, (CEFTA).

Vitin e kaluar u njohën kualifikimet e mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve.

Kujtojmë se ky samit mblodhi për herë të parë jashtë BE, në një vend si Shqipëria, liderët europianë dhe ata të Ballkanit Perëndimor.