AKTUALITET, 16 Tetor 2023, 17:15

Detajet/ Shkuan për të vjedhur banesën në Lezhë, por hasën në rezistencën e kryefamiljarit, ‘maskat’ dhunojnë të moshuarin

Detajet/ Shkuan për të vjedhur banesën në Lezhë, por

Zbardhen detaje të reja në lidhje me të shtënat me armë që u regjistruan në një banesë në Lezhe.

Ngjarja ndodhi rreth orës 2:00 të mëngjesit të kësaj të hëne në fshatin Malecaj të Lezhës, teksa dy persona të maskuar dhe armatosur hynë në banesën e familjes Buja.

Në momentin e ngjarjes brenda shtëpisë ishte vetëm kryefamiljari Nikoll Buja, i cili sapo ka dëgjuar zhurmën është zgjuar dhe ka konstatuar grabitësit. Këta të fundit hasen në rezistencën e të moshuarit dhe kanë nisur të përleshen me të, duke e goditur në pjesën e kokës, ndërsa në ato momente kanë qëlluar dhe me armë zjarri, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.