TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Premtim Kryemadhi, kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” po ndjek hap pas hapi numërimin e fletëve të votimit.
Por teksa vëzhgonte nga afër të gjithë procesin, ka dhënë edhe një intervistë për “SyriTv”, duke u shprehur se Partia Socialiste kishte aktivizuar të gjithë institucionet shtetërore për të marrë drejtimin e Bashkisë, edhe pse deri më tani nuk janë numëruar as gjysma e kutive të votimit.
Ndërkohë që ka dhënë edhe nga një mesazh për të gjithë liderët politikë në vend, kryeministrin Edi Rama, Lulzim Bashën dhe për ish-kryeministrin Sali Berisha.
“Kam premtuar gjatë fushatës se do të jem në krah të qytetarëve që të pengoj një projekt shkatërrues për Dibrën. Sido që të jetë rezultati, unë do ta mbroj këtë kauzë dhe do të jem pjesë aktive e të gjithë nismave të shoqërisë civile në mbrojtje të kësaj treve. Rrahim Spahiu nuk ka votuar.
E ka sjellë lejen e banimit në Peshkopi por nuk ka votuar sepse iu drejtua Gjykatës për t’u pajisur me vendim gjykate, por iu rrëzua vendimi. Mesazhe për Ramën, Bashën e Berishën? Ramës i them dua t’i them që keni shkatërruar procesin zgjedhor. Do i përmend vetëm një fjali, u tha votoni kandidatin e PS nëse doni të ndërtohet rruga e Arbërit.
Bëri shantazh për zgjedhje. Bashës i them që e katandise PD në gjendjen që kurrë më parë nuk ka qenë e tillë.
E katandise atë pjesë të opozitës në shërbim të Edi Ramës dhe PS, po mbijetojnë falë teje. Berishës do i uroja shëndet të plotë, energjinë si e ka. E shohim si shpresë. Bën beteja dhe di të fitojë. Me 22 mars do kemi një parti të riorganizuar,”-tha ndër të tjera Premtim Kryemadhi.
Në Dibër, janë numëruar 31 kuti nga 101 gjithsej në këtë bashki të vendit. Deri tani kryeson Rrahim Spahiu i PS-së me 4 762 vota.
Në vend të dytë vjen kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Premtim Kryemadhi me 1 470 vota. Luan Haka i PD-së së Lulzim Bashës ka marrë 1 182 vota, kurse, kandidati Dritan Torba ka marrë 25 vota.