TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Instituti i Gjeoshkencave ka bërë parashikimin e motit ditën e sotme në vend, ku duket se pjesa më e madhe e territorit do të jetë me mot të vranët.
Sipas parashikimit të bërë, pritet që herë pas here të ketë shtim të vranësirave, por në qarkun e Lezhës dhe Durrësit reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.
Në zonat malore dhe kodrinore të vendit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës e cila do të zbresë deri në lartësitë 300 m mbi nivelin e detit.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 14°C.
Ndërsa era do të fryjë e me shpejtësi 28 km/h kryesisht nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.