TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në një fjalim mbrëmjen e sotme, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy ka deklaruar se “Ukraina nuk do të falë dhe nuk do të harrojë krimet e kryer nga ushtria ruse” Ai theksoi se Ukraina “do të ndëshkojmë të gjithë ata që kanë kryer mizori dhe masakra në këtë luftë.”
Pikat e fjalimit të mbrëmjes së Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky:
- Sot është e diela e faljes. Por ne kemi qindra e qindra viktima, mijëra e mijëra vuajtje. Dhe në vend të të falurit rusët do të përballen me Ditën e Gjykimit.
- Nesër Rusia ka njoftuar zyrtarisht bombardimin e territorit tonë. Kompanitë tona, komplekset tona të mbrojtjes janë në mes të një mjedisi të zakonshëm urban. Mijëra njerëz punojnë atje. Qindra e mijëra jetojnë aty afër. Kjo është një vrasje me paramendim.
- Nuk kam dëgjuar asnjë reagim nga asnjë lider botëror. Nga asnjë politikan perëndimor! Mendoni për ndjenjën e mosndëshkimit të pushtuesve: Ata krenohen me mizoritë e tyre.
- I jam mirënjohës çdo ukrainasi që qëndron i rrethuar duke mbrojtur qytetet tona.
-Ne do të ndëshkojmë të gjithë ata që kanë kryer masakra në këtë luftë. Le të gjejmë çdo bastard që qëlloi në qytetet tona. Ata nuk do të kenë vend të qetë në këtë tokë, përveç varrit.
Gjithashtu Zelenksy dha urdhra për krerët e administratave rajonale dhe kryetarët e bashkive për mbrojtjen e komuniteteve të tyre.